Efektiva të Policisë së Shtetit në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Memaliaj, organizuan dhe finalizuan aksionin “Vasjari”, ku si rezultat i tij, u prangosën në flagrancë shtetasit :
Ramiz Jahaj, 45 vjeç, banues në Vlorë;
Mikel Ziflaj , 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj;
Leonidha Kociaj 55 vjeç, banues në Mallakastër;
Sefer Dukaj, 30 vjeç, banues në Vlorë;
Marjano Beta 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe
Ervin Saka , 30 vjeç, banues në Memaliaj.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe një shtetas tjetër.
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar na.rkotike Ka.nabis Sa.tiva, me qëllim transportimin në drejtim të qytetit të Vlorës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda na.rkotike, një ar.më zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e ar.mëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve na.rkotike” e kryer në bashkëpunim.