Policia ka një emër tashmë për autorin e dyshuar të vr.asjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë. Burimet thanë se autori i dyshuar është një person i njohur në rrethin shoqëror të 28- vjeçarit. Për këtë arsye, policia ka marrë aparatin celular të Tafçiut për të zbardhur më shumë detaje nga komunikimet e fundit që ai ka pasur.
Mësohet se autori i dyshuar që është shpallur në kërkim ka inicialet N.D. Mësohet se blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit por nuk e kanë gjetur. Kjo ka bërë që të shtohen më shumë dyshimet mbi këtë person.