Pas debateve të shumta, paketa Anti-shpifje ka kaluar për mendim në Komisionin e Venecias, dy ligjet e së cilës do të shqyrtohen në muajin mars të këtij viti.
“Komiteti Monitorues i Asamblesë Parlamentare kërkoi një mendim të Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin Shqiptar Nr. 97/2013 ‘për Shërbimin e Mediave Audiovizive’”, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.
Kjo paketë ligjore ka ngjallur shumë debate politike, por pavarësisht konstatimeve të vazhdueshme, ka mbetur e pa ndryshuar, ndërsa sot Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta, i cili e ktheu në Kuvend paketën “anti-shpifje” më 12 janar, duke argumentuar se ligji i miratuar shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.