Nderkohe qe prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i cili u akuzua nga opozita se kishte gënjyer në formularin e dekr.iminalizimit, duke fshehur një dënim në Greqi, ky i fundit eshte terhequr nga kerkesa per ndryshimin e mases se sigurise. Mesohet se gjykata e ka pushuar kerkesen e bere prej tij, pasi nuk jane paraqitur avokatet mbrojtes.
Kajmaku do të paraqitet në Gjykatën Penale të Tiranës me tre akuza: ‘falsifikim formulari’, ‘falsifikim dokumentesh e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit’. Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit, ndërsa u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dek.riminalizimit, ndërsa akuzat u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme.
Ai ishte nën hetim edhe për shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë si dhe të emërimit të një tjetër nënkryetari, veprime që dyshohet se janë bërë ditën kur KQZ ia hoqi mandatin.