Një burrë 67 vjeçar ka qënë viktima e vetme e tërmetit që shkundi fort vendin mbrëmjen e së martës. 67-vjeçari me iniciale Th. R. ishte roja e një pallati në ndërtim e sipër në Durrës, në zonën e Currilave.
Në kushtet e panikut, vetmisë dhe errësirës, duket se ai ka rënë aksidentalisht nga godina, nga një lartësi e madhe e për pasojë, ka humbur jetën. Në pamje duket ambulanca dhe ekipi i mjekëve që kanë shkuar të marrin trupin e burrit pranë godinës prej nga ai u rrëzua.