Detaje të reja janë publikuar nga vr.asja makabre e 49-vjeçarit Jan Prenga, pasi u mor peng dhe u d.hunua barbarisht. Raportohet se në rrëmbim dhe vr.asjen e Prengës kanë vepruar tre grupe kr.iminale në Vlorë, Shijak dhe Shkodër.
Lidhur me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjera, 4 prej të cilëve janë në kërkim policor, ndërsa personi i pestë me inicialet D. R. ndodhet në një burg jashtë Shqipërisë.
Aktualisht policia ka “blinduar” Shkodrën dhe po kërkon tre prej personave, që dyshohet të jenë përfshirë në vr.asjen e Prengës, raporton News24. Të tre këto grupe kr.iminale kishin interesa të ko.kainës dhe së bashku kanë vepruar për t’i bërë presion personave që nuk kanë bërë dorëzimin e një sasie të konsiderueshme lënde na.rkotike.
Një ditë më pare u raportua se ishte pikërisht vëllai i viktimës, që nuk kishte dorëzuar te këto grupe kr.iminale sasinë e ko.kainës prej 300 kg. Ndërkohë, nuk dihet ende asgjë për trupin e pajetë të Prengës, por vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut.
Sa i përket pesë personave të arrestuar deri më tani për vr.asjen e 49-vjeçarit, ata kanë kyçur gojën, duke mos dhënë asnjë detaj në polici. Ata kanë thënë se do të flasin në një moment tjetër, kur të dalin para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa insistojnë se nuk kanë gisht në kr.im.