Disa persona janë shoqëruar gjatë aksionit policor në Shkodër, për kapjen e 3 urdhëruesve të pengmarrjes së Jak Prengës, i cili pasi u rrëmbye dhe humbi jetën nga keqtrajtimi fizik. Raportohet se shoqërimet janë bërë në fshatin Bardhaj, ndërkohë që këta persona ndodhen në drejtorinë e policisë.
Ndërkohë, nuk dihet nëse këta persona janë shoqëruar si të dyshuar për përfshirje në ngjarjen e rëndë apo si persona që kanë pasur dijeni për çështjen në fjalë. Në këtë aksion që nisi që në orët e para të mëngjesit, për kapjen e shtetasve M.B., G.D., dhe K.G., marrin pjesë dhe forcat RENEA. /News24/