Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë ar.më pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara, zhvilluan dhe finalizuan aksionin policor të koduar “Kiras”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
S. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy ar.më zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku me 60 fishekë, dy krëhëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thi.kë, një automjet e sende të tjera.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Ar.mëmbajtja pa leje”.