Ka nisur sot viti i ri para-universitar për sezonin 2017-2018 në të gjithë Shqipërinë. Shkollat do të hapin dyert për më shumë se 495 mijë nxënës në mbarë vendin. Rreth 32858 fëmijë do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur klasën e parë. Nderkohe, 10% e nxenesve te Shkodres nisin kete te hene vitin shkollor pa libra. Kjo u pranua edhe nga Drejtori i arsimit Shkoder Kadri Ymeri i cili beri me dije se ne bankat e shkolles per here te pare do te ulen 1800 nxenes. Ymeri mohoi qe te kete femije qe nuk frekuesntojne shkollen per shkak te gjakmarrjes. Problem edhe kete vit mbetet emigracioni i familjeve shkodrane, rreth 300 femije jane larguar, ndersa 120 te tjere jane kthyer nga emigrimi. Numrin e ulet te nxenesve Ymeri e lidh edhe me mos plotesimin e oreve te arsimtareve. Pavarsisht se DAR Shkoder pranon faktin qe ne disa Shkolla gjendja e infrastruktures le per te deshiruar, ato serish do te hapen per nxenesit.
Policia ka shtuar numrin e efektivëve pranë shkollave për rritjen e sigurisë publike. Në një plan masash të publikuar ditën e djeshme policia njoftoi se punonjësit e policisë do të ngarkohen me shërbime për garatimin e rendit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.
Gjithashtu rëndësi i është kushtuar edhe trafikut, për të cilin policia po punon për shmangien e tij në orët e para të mësimit si dhe në fund të tij.