Një grua 43-vjeçare me origjinë shqiptare, ka humbur jetën në Itali nga dora e “shokut të jetës”. Laureta Zyberi, e cila punonte për mirëmbajtjen e një apartamenti në Furlani, është gjetur e pajetë nga punëdhënësi i saj, pranë bashkëshortit të pl.agosur.
Dhe është pikërisht burri i saj, Eduart Zyberi, 54 vjeç, sipas hetuesve, autori i kr.imit të rëndë. Paraprakisht dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një sherri.
Alarmin e ka dhënë pronari i cili kur arriti në shtëpinë e tij, pa trupin e pajetë të 43 vjeçares të shtrirë në tokë dhe, pranë saj, burrin e mbuluar nga gj.aku.
Policia e ka vënë në pranga shqiptarin tek i cili ka ngritur dyshimet e vr.asjes. Ai ndodhet i shtruar në spital pasi ka një dëmtim të madh në bark. Hetuesit dyshojnë se menjëherë pasi i mori jetën gruas, shqiptari tentoi vetëvr.asjen.
Sipas hetuesve, ai shpesh shkonte ta merrte gruan e tij në punë. Kështu bëri edhe dje. Motori i tij u gjet nga policia i parkuar poshtë shtëpisë. Hipoteza për të cilën po punojnë hetuesit është se vr.asja ka ndodhur gjatë një sherri.
Eduart Zyberi, është shtruar në spital në San Martino dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale.