Një grup prej 30 të burgosurish në burgun Reçit kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie, për shkak të kushteve që kanë në burg. Në një lidhje telefonike një i burgosur nga burgu i Reçit deklaroi se prej një kohë të gjatë në burg nuk ka ujë të ngrohtë, ndërkohë që temperaturat shënojnë munis dhe se nuk kanë as mjek për tu vizituar. Po ashtu ai shtoi se ankesat e tyre nuk janë dëgjuar dhe askush nuk është interesuar për kushtet e tyre.
“Nuk kemi mjek. Nuk kemi ujë të ngrohtë për tu larë. Kanë ardhur kanë negociuar, por asgje nuk ka ndryshuar. Ka 3 javë që nuk kemi dentist. Nuk ka ardhur njeri as për të na pyetur asgjë. Jemi 30 veta që jemi organizuar për ta vijuar këtë grevë. Jam prej 1 viti në burgun e Reçit. Me punën ujit të ngrohtë kemi pasur probleme që në fillim. Tani ka shumë mungesa nuk kemi doktor, dentist. Kemi njoftuar Avokatin e Popullit dhe drejtorinë e Përgjithshme. Asnjë përgjigje nuk kemi marrë.
Drejtori na ofendon, pusho ti mbylle gojën ti nuk kam ardhur të të dëgjoj ty. E dimë që do na transferojnë, por e kemi llogarit atë punë se nuk mund ta shtyjmë më. Ne kemi kërkuar një ambient që të hyjmë në grevë. Është temperaturë minus këtu.“- u shpreh ai.
Ndërkohë në një prononcim drejtori i Burgut të Reçit, Dedë Zhivani ka pohuar që nuk ekzistojnë problematika të tilla. /FaxNews/