Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për një rast me koronavirus. Pacienti i dyshuar me koronavirus thuhet se ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK’së.
Mësohet se QKUK së shpejti do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme rreth këtij rasti. Numri i vik.t.imave në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 723, njoftoi Komisioni Kombëtar Shëndetësor i vendit (NHC).
“Posa i morëm informatat e para, mostrat janë dërguar menjëherë në laborator. Sidoqoftë, për pacienten që është shtrirë, janë marrë të gjitha procedurat izoluese, nëse ajo del pozitiv me koronavirus. Në mesnatë dihet rezultati për pacienten”, kanë njoftuar mjeku Naser Ramadani.
Për rastin ka folur edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se një paciente shtetase e huaj po dyshohet për simptoma të koronavirusit, mirëpo kjo do të vërtetohet pas të del rezultati i analizave.
“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”. tha ai.
Autoritetet njoftuan se deri më tani janë konfirmuar 34 546 raste, ndërsa 86 persona kanë vd.e.kur dhe më shumë se 3000 raste të reja janë zbuluar gjatë 24-orëve të fundit. Numri i personave nën vëzhgim mjekësor është rritur në 185 555, ndërsa numri i atyre që dyshohet se janë të infektuar është 27 657, raporton Express.
Gjithashtu numri i personave të infektuar jashtë territorit kryesor të Kinës ka arritur në 26 në Hong Kong dhe 10 në Makau. Thuhet se virusi është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët e natës.
Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë. Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga Ëuhan-i, epiqendra e virusit dhe zona të tjera të prekura të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare.