Raportohet se të rinjtë, dy nga Durrësit, një nga Maqedonia dhe një nga Shkodra, sapo kanë mbërritur në gjykatë. Bëhet fjalë për shtetasit Liridon Lushi, 27 vjeç, Arxhend Rexha, 31 vjeç, Ension Buraku, 28 vjeç, dhe Riad Xheladini, 22 vjeç.
Këta persona shtunë me breshëri plumbash, në qendër të pedonales së Shkodrës, ndaj një “BMW-je” të drejtuar nga shtetasi Mirsad Meta, që ishte dhe shënjestër e atentatit, por që ky i fundit shpëtoi mrekullisht, ndërsa plumbat kapên një 35-vjeçare.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit, ndërsa sipas policisë, Mirsad Meta iu është kundërpërgjigjur me plumba personave të arrestuar, por që fatmirësisht nuk pati viktima. Shkak i përplasjes me ar.më dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të dr.o.gës.
Katër të arrestuarit akuzohen për “Vr.a.sja në rrethana të tjera cilësuese”, “Pl.a.gosja e lehtë me dashje” dhe “Ar.m.ëmbajtja pa leje”.