Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg katër personat e arrestuar për të shtënat me ar.m.ë në zonën e pedonales së qytetit ku mbeti e pl.a.gosur në këmbë një 35 vjeçare, kalimtare e rastit.
Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku dhe Riad Xheladini janë lënë në qeli nga gjykata e qytetit verior, ndërsa avokatët mbrojtës kanë kërkuar ndaj tyre masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Avokati mbrojtës i Ension Burakut, tha se klienti i tij nuk ka pasur asnjë lloj qëllimi për shkëmbim zjarri, ndërsa kishte vendosur për t’u sqaruar. Avokati pranon se klienti i tij ka pasur ar.m.ë zjarri me vete dhe se kishte pasur konflikte të mëparshme.