Pa u ndjerë dhe pa shumë bujë, kompanitë celulare në vend kanë rritur çmimet. Duke nisur nga ditët e para të muajit shkurt 2020, është rritur “dyshemeja” e atyre që konsiderohen oferta nga kompanitë celulare. Kështu, nuk ka më asnjë ofertë me çmim nën 900 lekë, ndërsa ka edhe zvogëlim të njësive (minuta, sms dhe internet) të përfshira në çmim. Jashtë kamerave, punonjës të këtyre komponive tregojnë se rritja “e padukshme” e çmimeve të kompanive celulare, është kushtëzuar nga rritja e tarifave të sherbimit për këto kompani nga Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Siç ndodh gjithmonë, është e vështirë të kuptohet se “ku fle lepuri” në këtë marrëdhënie. Por ajo që kuptohet, është se tarifat vazhdojnë të rriten nga viti në vit. Për 2019- ën u raportua një rritje e tarifave dhe çmimeve të sherbimit nga 50% për paketat ditore dhe në 67-72% për ato javore. Ndërsa rritja e këtij viti, e konvertuar në para, është mesatarisht me 200 lekë për çdo ofertë. Këltu nuk përfshihet “përfitimet e fshehta”, të dyshuara gjithmonë nga klientët, lidhur me konsumimin e shpejtë dhe të pajustifikuar të njësive të blera apo për diferencën e ofertave nga 28- 30 ditë, për ato ditore e javore.
Rritja e rradhës e tarifave të kompanive celulare, mund të duket në pamje të parë e pandjeshme me rreth 200 lekë për paketë. Por po të kihet parasysh numri i lartë i abonentëve që kanë tre kompanitë e telefonisë celulare, fitimet e dala nga xhepat e shqiptarëve janë mjaft të larta, qoftë për ALBtelecom, Vodafonë, Telecom por edhe për vetë AKEP. Nuk është e qartë nëse do të ketë reagime nga grupe interesi apo edhe shoqata të mbrojtjes së konsumatorit në vend. /ShkodraWeb Media/