Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka postuar një video në rrjetet sociale duke dhënë mesazhe të forta për të gjithë shqiptarët, teksa ka prezantuar tri prioritet e saj kryesore gjatë detyrës si diplomate në vendin tonë.
“Së pari, do të punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.
Së dyti, di vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësimin në BE. Aspiratat evrpiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.
Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët”, thotë ndër të tjera ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
POSTIMI I PLOTE I AMBASADES AMERIKANE:
“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.”
Njihuni me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.