“A.K, banues në Durrës dënuar në Gjermani për vepra në fushën e n.a.rkotikëve. B.P banues në Koplik i dënuar në Belgjikë për trafik qeniesh njerëzore”, janë dy subjektet e tjera që Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë.
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për kr.i.m të organizuar apo kr.i.me të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e na.r.kotikëve;
– B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kr.i.minal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit dhe në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre”, tha agjentja e OFL.
Theksojmë se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekz.e.kutive që do të kryejë.