Ndarja e çmimit “At Zef Pllumi” në qytetin e Lezhës është shoqëruar dhe me një replikë mes kandidatit të përfolur nga e djathta, Salvator Kaçaj dhe kryetarit aktual të Bashkisë së Lezhës. Në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu i fitoi zgjedhjet për bashkinë pa patur një kandidat rival nga opozita e bashkuar.
Salvator Kaçaj, gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve në Qendrën Kulturore të Qytetit të Lezhës i është drejtuar Pjerin Ndreut duke e quajtur atë si “të paligjshëm në detyrë”.
Por, kreu i Bashkisë së Lezhës, i zgjedhur nga Partia Socialiste ka thënë gjatë kësaj ceremonie në replikë me Kaçajn, se “Çmimi At Zef Pllumi që akordova, më ka legjitimuar në këtë funksion”.