Pritje në radhë me orë të gjata dhe fluks në rritje i prindërve me fëmijë të sëmurë në krahë. Kjo është panorama në dyert dhe oborrin e Urgjencës te Pediatria në QSUT, thots ish-depueti i PD Bardh Spahia. Në një shënim në faqen e tij në Facebook, Spahia flet për një situatë të rëndë tek Pediatria.
“Eshte skandaloze situate me te cilen perballen keta femije dhe prinderit e tyre te pafuqishem perballe ketij skandali. Skandal te cilit ministrja e shendetesise i pergjigjet me papergjegjshmeri dhe propagande bajate”, tha Spahia.
REAGIMI I PLOTE I BARDH SPAHIA
SITUATE E MJERE TEK PEDIATRIA – OGERTA RECITON PERPARA KAMERAVE.
Kjo ishte situata dje tek pediatria e QSUT…Fluksi ne rritje i prindërve me fëmijë të sëmurë vijon. Se bashku me femijet ata presin me orë madje madje edhe në oborrin e spitalit. Ne keto kushte presin dhe ata femije qe kane nevoje per ndihmen urgjente. Eshte skandaloze situate me te cilen perballen keta femije dhe prinderit e tyre te pafuqishem perballe ketij skandali. Skandal te cilit ministrja e shendetesise i pergjigjet me papergjegjshmeri dhe propagande bajate. E turpshme maskarada e dëgjesës së saj sot në komisionin e shëndetësisë, të mbledhur për t’i bërë lavde njëri-tjetrit. Qershia mbi tortë, shqetësimi i kryetarit të komisionit për makinën e vitit 1978 në ISHP. Askush nuk di te thote si do ndihmohen keta femije ne nevoje nderkohe qe pergjegjesit per kete situate tallen paturpesisht ne mbledhjen e radhes qe u ka caktuar propaganda.
Si mund të vetëlavdërohesh, kur nuk menaxhon dot situatën e gripit të stinës, kur gjithë bota është në alert maksimal për shkak të Koronavirusit? As fëmijët nuk janë arsye, më së paku për të heshtur, e jo për të shfrenuar delirin?
Cfarë masash janë marrë për koronavirusin e ri, kur ende nuk ekzistojnë hapësirat për karantinë, apo ju quani karantinë, dy dyshekë ne një kolibe? Si mund të flisni për masa, kur personeli mjekësor përballet me të sëmurët vetëm me uniformën e bardhe e me maska të thjeshta kirurgjikale? Përse i shisni si risi e këtij viti, katër qendrat në Tiranë ku ofrohen vizita pediatrike? Pse si është vepruar vitet e tjera me gripin e stinës? Kushdo ka shkuar atje e denoncon atë shërbim minimalist, ju zonjë nuk keni shkuar ose pastaj gënjeshtrën e keni pjesë të karakterit, e ka parë se ka shërbim të përgjysmuar, me vetëm 1 mjek pediatër e 1 infermiere e pa dhoma për perfuzione, kur në fakt këto qendra supozohet të jenë funksionale prej vitesh?
Ku janë bokset speciale izoluese për të sëmurët që mund të paraqiten? E turpshme zonja ministre që në funksionin ku jeni, zgjidhni vetëm të zbatoni urdhëra e një vizion shkatërrues për shëndetësisë e aspak udhëzimet e OBSH, sic pretendoni, pa ju dridhur qerpiku të thoni një të pavërtetë të madhe. Nje e pavertete qe sot nuk mund te fshihet me propagande!