Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademin ka ngritur alarmin për situatën e kr.i.mit në Shkodër. E ftuar në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora, Ademi tha se në këtë qytet kr.i.mi është bërë më evident. Sipas saj në këtë qytet ka kr.i.me të pa zbardhura.
Voltana Ademi: Situata në Shkodër vazhdon të mos jetë e qetë. Ngjarjet e fundit ishin në mes të qytetit. Ajo që ndodhi atje ishte një konflikt i ar.m.atosur. Kr.i.mi godet në zemër të qytetit, në jetën e qytetit. Situata në Shkodër bëhet më evidente sepse ngjarjet e fundit ishin më evidente.
Artur Zheji: Për mua u bë e nënvizuar për faktin se asnjë kryetar bashkie nuk ka bërë një apel të ngjashëm me atë që keni bërë ju…
Voltana Ademi: Ndoshta ka një sensibilitet të madh të të gjithë njerëzve dhe reflektohet në një akuzë publike, që jo vetëm unë por edhe qytetarët e thjeshtë e bëjnë. Të ndihesh i pasigurt në qendër të qytetit të Shkodrës dhe të vazhdojë të përsëritet situata jo e qetë, dhe kr.i.minaliteti nuk goditet. Ngjarjet që kanë ndodhur në Shkodër akoma nuk janë zbardhur. Nuk janë zbardhur ata që kanë bërë kr.i.me dhe për ata shteti duhet të kishte vepruar. Kr.i.minaliteti është një nga arsyet që njerëzit ikin.
Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rrëfyer se teksa vinte në emisionin “360 gradë” është ndaluar 3 herë nga policia. Sipas saj, nuk është rasti që policia të merret me njerëzit normal që nuk kanë probleme me ligjin.
Voltana Ademi: Tre herë më ka ndaluar policia tek vija te emisioni “360 gradë” sonte, kryetaren e bashkisë Shkodër. Me makinë normale, sepse unë kam një makinë krejtësisht normale. Unë nuk besoj se jam subjekt për tu ndaluar. Jam lehtësisht e verifikueshme. Nuk mendoj se është rasti për tu marrë me njerëzit normal që nuk kanë problem me ligjin.
Artur Zheji: Pjesa më e madhe e neve që jemi në këtë studio kemi aq njohje dhe aq reputacion publik sa mund ta sfidojmë policin. Nuk është mirë ta sfidojmë. Ne duhet ti japim respekt. Nuk të ka ndaluar për persekutim politik, nuk besoj. /360Gradë/