Drejtoria Vendore e Policise Sarande njofton: “Me datë 11.09.2017, QOND ka njoftuar Sallën Operative të Kufirit Sarandë dhe Rojen Bregdetare se disa turistë kërkojnë ndihmë pasi kanë mbetur me mjetin e tyre lundrues në det në zonën e “Manastirit”. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Roja Bregdetare pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën ku kishin mbetur me mjetin lundrues skaf, katër shtetas suedezë të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin.”. /ShkodraWeb/