Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me ambasadorin e BE Luigi Soreca. Në një prononcim për mediat në selinë e PD-së në përfundim të takimit, Basha u shpreh se opozita vijon t’i qëndrojë kërkesës për zgjedhje të parakohshme.
‘’Kriza ekonomike është produkt i krizës politike. Opozita nuk ka ndryshuar kërkesat dhe i qëndrojmë asaj të zgjedhjeve të parakohshme.’’- tha Basha.