Detaje te reja nga shperthimi me eksploziv qe ndodhi gjate nates ne nje biznes ne fshatin Gocaj te Lezhës. Raportohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj. Per fat nga shperthimi nuk ka pasur persona te lenduar, por vetem deme materiale. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Pas ngjarjes ne deshmine e pare qe kane dhene familjaret pretendojne se nuk ka asnje konflikt dhe nuk i dine arsyet e vendosjes se lendes eksplozive ne biznesin e tyre.
Lezhë/Informacion paraprak
Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.