Një çift shqiptar, burrë e grua shqiptarë janë kapur dje në Greqi me 15 kg ma.r.ijuanë. Aksioni i policisë greke është zhvilluar në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar. Policia ka ndaluar një mjet që po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.
Në portat e pasme të mjetit, në vende të improvizuara enkas, u zbuluan nga policia greke 16 pako me 15 kg 50 gram mar.i.juanë si dhe dy celularë. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqipëria për të festuar në Greqi festën e të dashuruarve. Nuk bëhet publike mosha dhe identiteti i tyre.