Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Montefiascone, në provincën e Viterbo të Italisë, ku një vajzë me origjinë shqiptare, e quajtur Aurora Grazini, vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, u gjet e pajetë në shtratin e prindërve.
Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak orë pasi ajo la ambientet e spitalit Belcolle pasi kishte shkuar për shkak se nuk ndihej mirë. Megjithëse familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, ndërhyrja ka qenë tepër vonë pasi 17-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë vd.e.kja misterioze e 17-vjeçares ka bërë që Policia dhe Prokurori Publik i Viterbo të nisin hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e vd.e.kjes së saj. Trupi i vajzës është dërguar në morg dhe është vënë në dispozicion të mjekëve ligjor për të kryer ekspertizën.
“Zoti im jooooooooooooo, ishte e bukur si një lule. Ajo iku si një engjëll !! Joooooooooooooo prehu në paqe vajzë e ëmbël!!! “, është një nga shumë mesazhet që u shfaqën në profilin Facebook të vajzës nga të afërmit. /TCH/