Një aksident fatal në orët e para të mëngjesit të djeshëm në provincën e Trevisos, i ka marrë jetën një shqiptareje.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është 52 vjeçarja Diturie Goxha, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo punonte në Itali si kujdestare.
Rreth orës 7.50 të mëngjesit të së shtunës, gruaja po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga një furgon tip Nissan, drejtuar nga një 44 vjeçar, i cili duket se udhëtonte në të njëjtin drejtim të udhëtimit me gruan duke e goditur atë.
Përplasja ishte fatale, pasi trupi i gruas u hodh disa metra larg në asfalt.
Vajtja me urgjencë e skuadrave të emergjencës drejt vendit të ngjarjes ishte e padobishme për shkak se gruaja kishte ndërruar jetë tanimë. Shkaqet e aksidentit fatal janë nën hetim.