Nje sasi e dyshuar eksplozivi eshte gjetur poshte makines te administratorit te Vllaznise Suad Lici. Sasia e dyshuar si eksploziv nuk ka shperthyer. Forca te shumta policia ndodhen tek mjeti i cili eshte i parkuar ne afersi te baneses se Suad Licit qe ndodhet prane stadiumit “Loro Boriçi”.
Pritet ardhja e eksperteve nga Tirana per te hapur kete pako te mbeshtjellur me natriban dhe qe dyshohet se eshte tritol por ende e pakonfirmuar. Policia po punon njekohesisht per gjetjen e autoreve te vendosjes se kesaj pakoje te dyshimte. Administratori i Vllaznise Suad Lici disa here ka patur kercenime per punen e tij si administrator i Vllaznise por asnjehere nuk ka bere denoncime.
Edhe me perpara trajnere apo drejtued te Vllaznise jane kercenuar me arme ne fusha stervitore si rasti i ish trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu dhe te tjere.