Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetë në aktivitetin zonës presionit të lartë atmosferik (A) e cila po kushtëzon mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.
E Hënë 17 Shkurt 2020
Fillimi i javës datë 17 Shkurt 2020, moti do të mbetet me diell në zonën veriperëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare gjatë mesditës. Në zonat luginore do të jetë e pranishme mjegulla në orët e para të mëngjesit. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -1/14°C
Zonat e ulëta 1/21°C
Zonat bregdetare 3/20°C
E Martë 18 Shkurt 2020
E Martë datë 18 Shkurt 2020, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në Jugperëndim. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 2/16°C
Zonat e ulëta 3/22°C
Zonat bregdetare 5/21°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari