Tre automjete Fuoristrada janë gjetur në zonen e quajtur Plazhi i Ri në Vlorë disa metra në brendësi të detit. Bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë në Vlorë ndërsa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia.
Automjetet dyshohet të jenë futur në det për të tërhequr drejt bregut një mjet lundrues. Megjithate hetimet vijojne nga policia ndersa mjeti lundrues i dyshuar për t’u terhequr nga automjetet është shoqëruar drejt zonës së Triportit në Zvërnec.