“Ne jemi betuar se nuk do t’ju harrojmë kurrë. Përshëndetje Aurora 3AEC”- Kështu shkruhej në një banderolë jashtë kishës së San Flaviano në Montefiascone ku u zhvillua funerali i 16 vjeçares me origjinë shqiptare, Aurora Grazini. Adoleshentja ndërroi jetë papritur në banesën e saj, pas ndihmës së dhënë në spitalin Belcolle në Viterbo. Një mjek është vendosur zyrtarisht nën akuzë për vd.e.kjen e të resë.
“Aurora jeton, kaloi nga toka në parajsë. Ju falënderoj për dashurinë dhe lutjen për të”- tha Prifti që drejtoi meshën e rastit.
Vajza një ditë para vd.e.kjes së saj kishte shkuar në dhomën e urgjencës së spitalit Viterbo, sepse vuante nga ankthi. Për vd.e.kjen e saj tashmë ka një të dyshuar, doktori i urgjencës në spitalin Belcolle në Viterbo, i cili mori përsipër vizitën e saj kur ajo shkoi në dhomën e urgjencës për t’u shëruar, por vdiq ditën tjetër. Akuza ndaj tij është ajo për vr.a.sje.