Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, teksa një student shqiptar ka humbur jetën. Mediet italiane raportojnë se ka ndërruar jetë 19-vjeçari shqiptar Osvaldo (Aldo) Kenga, i cili është ndjerë keq gjatë orës së mësimit dhe është dërguar menjëherë në spital. Siç raportojnë mediet fqinje, duke cituar mësuesit dhe studentët e tjerë, i riu ka pasur një dhimbje në gjoks.
Ai është nisur me urgjencë në spital, ku i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Studenti shqiptar jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vd.e.kjes së tij. I riu Kenga aktivizohej edhe në një ekip basketbolli.