Kreu i PD-se, Lulzim Basha eshte ndalur sot ne Fier, ne nje takim me grate dhe nenat e ketij qyteti. Ne nje bisede te hapur ne nje familje, ai ka degjuar problemet dhe hallet me te cilat ato perballen cdo dite, teksa vuajne mungesen e punes, te parave, te bukes.
“A eshte jete kjo, te marresh buke me liste ne 2020?”- i thote nje nga grate, nderkohe qe te tjerat i kujtojne mungesen e punes dhe me te moshuarat ankohen se ne 7 vite nuk u kujtua kush per pensionet.
“Keta nuk kane zemer per t’i kuptuar problemet tuaja, e kane mendjen vetem per te zhvatur”- thote Basha, duke kerkuar te jene bashke, pasi vetem keshtu nuk mund t’i cenoje njeri, as dinjitetin e as te drejtat.
“Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten. Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se #DiteMeTeMira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë.
#PotëDëgjoj”- shkruan Basha bashkengjitur videoes me nje pjese nga takimi i zhvilluar.