Teksa e konsideron të vr.a.rë nga shteti, ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Bilbil Hasani, babai i katër fëmijëve që u vetëv.ar të premten e shkuar në burgun 313 në Tiranë, kishte 20 vite që trajtohej me kemp për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Berisha tregon se e shoqja ka shkuar për ta vizituar, por ka marrë lajmin e keq nga stafi i burgut. Ish-kryeministri thotë se ai u arrestua për vjedhjen e 10 eurove, ndërsa shton se vra.s.ësit serial dalin një e nga një prej qelive.
Reagimi i plotë i Berishës:
Bilbil Hasani vr.i.tet nga shteti!
Ai burgoset për 10 euro apo 12000 lek te vjetra ndërkohë serial killer dalin njeri pas tjetrit nga burgu! Miq, burgjet e na.r.koshtetit jane strofulla tor.t.urash dhe vd.e.kje per te varferit e Shqiperise!
Dy dite me pare e shoqja e Bilal Hasanit shkoi te takonte te shoqin ne burgun 313, i cili gjendej ne paraburgim qe nga dhjetori sepse kishte vedhur nje portofol me 10 euro pra 12 mij leke te vjetra. Bilbili, baba i kater femijeve, prej 20 vitesh ishte invalid me KEMP per shkak te problemeve me shëndetin mendor.
Zoja Hasani u njoftua nga personeli i Burgut se i shoqi kishte varur veten.
Me kete rast theksoj se gjate ketyre viteve jane bere dhjetra e dhjetra raste te njerezve te varfer qe ne burgjet e vendit ne rrethana te errta, me se shumti nga torturat fizike dhe psikologjike, kane gjetur vd.e.kjen. Rasti me i fundit eshte vrasje e mirefillte shteterore se mbahej prej tre muajve ne paraburgim per 10 euro nje njeri me kartel klinike prej 20 vitesh per çrregullime mendore, nderkohe qe lirohen njeri pas tjetrit serial killer ose pronare te magazinave prej 15-20 tonesh etj etj
Te dashur miq, Bilbil Hasani është i burgosuri i fundit midis dhjetëra te burgosurve të tjerë që vetëvr.i.tet apo vr.i.tet ne burgjet skëterrë të Shqipërisë.
Duke shprehur ngushëllimet e mia me te sinqerta familjes se Bilbilit te ndjere, dënoj me ashpërsinë me te madhe to.r.turat shtazore fizike dhe psikoligjike qe ushtrohet ndaj te burgosurve te varfer ne burgjet e na.r.koshtetit te Edvin Mafise.
Ju bej thirrje Komitetit kunder To.r.tures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve sketerre te Shqiperise dhe te konsiderojne aplikimin e nenit 4 te Konventes nderkombetare kunder To.r.tures dhe sanksionet e merituara per rregjimin e Edvin Mafise. sb