Ditën e sotme me shpejtësi në aplikacionin Whatsapp është përhapur një video me tematikë koronavirusin. Një vajzë e paidentifikuar për mediat, ka shpërndarë një mesazh zanor ku duke cituar vjehrrën e motrës së saj thotë se mbi 12 raste janë regjistruar vetëm këtë javë në Shqipëri me koronavirus, por shteti po e fsheh këtë gjë, ndërkohë që jep edhe disa këshilla se si duhet të mbrohen. Por sikurse i menjëhershëm ka qenë reagimi nga autoritetet, të cilët e kanë thirrur vajzën të dëshmojë në polici për përhapje të “lajmeve fake”.
Në audion e dytë ajo u ka kërkuar vajzave të grupit të punës, ku dhe kishte nisur mesazhin e parë, si edhe të gjithë personave të tjerë që ta fshinin videon se ishte bërë problem.
Audio 1:
“Goca, se po më shkruante motra tani. Vjehrra e motrës time është mjeke në spital dhe na mori në telefon dhe na ka thënë që janë konfirmuar shumë raste me koronavirus në Shqipëri, kështu që evitoni kafet e mbyllura ku ka shumë njerëz, autobusat, përdorni higjienizues, mos i takoni njerëzit, thojuni “mirëmëngjes” “mirëdita”, por mos u jepni duart që të keni kontakt me frymëmarrjen. Pini lëng portokalli se forcon imunitetin se kush ka imunitetin e dobët më i rreziku dhe çështja është se do përhapet në masë, se nuk kemi as kushtet e duhura për t’i mbajtur në karantitë të infektuarit tha ajo. Nuk është për të përhapur panik, por bëni kujdes me këto gjërat kështu. Mbani gjithmonë higjienizues me vete, lani duart sa më shpesh, nëse hipni në autobusa shpesh merrni maska se nuk i dihet. Nuk është bërë akoma publike se nuk e lejon shteti domethënë mbi 12 raste vetëm javën e fundit”,
Audio 2:
“Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”.