Realiteti i panikut nga koronavirusi në Itali, më saktë në Milano ose kryeqendra e Lombardisë ku epidemia duket më e përhapur deri tani. realitet, i parë me sytë e një gazetari, Taulant Kopliku i Le Iene në Italia 1. Gazetari shkodran ka dashur ta shohë me sytë e tij, një “pasojë” të koronavirusit, siç është boshatisja e marketeve nga blerjet e pazakonta, për shkak edhe të panikut të përhapur. Kopliku ka shpërndarë edhe një video, ku nuk mungojnë konstatimet personale dhe as notat e humorit. Më poshtë, shënimi i Taulant Koplikut dhe video me komentin e tij “live”.
Milano 23 Shkurt 2020
Ne darke bana nje xhiro ne supermerkato pasi mora shume foto e video nga miq e kolege ne te cilat shiheshin sektore te tere te boshatisur. Realiteti ishte i tille. Shume artikuj te ashtuquajtur te shportes mungonin. Djathi, proshutat dhe sallamet, mishi, buka numeroheshin me gishtat e njeres dore. Kripa, vaji, makaronat, orizi gjithashtu. Nderkohe qe ishin boshatisur bankalet e ujit dhe frigoriferet e ushqimeve te ngrira.
Çuditerisht edhe uthulla te cilen me shume mundesi kane menduar ta perdorin si disinfektues. Videoja me poshte tregon vetem nje sektor te skajshem te supermerkatos, por qe e ben te qarte sesi paniku kolektiv ka patur efekt qe ne diten e dyte te kesaj situate te pazakonte. Personalisht e marr disi me humor dhe blerja ime ishte si ne nje dite krejt normale, por kur e mendoj thelle thelle, ne rastin e nje gjendje karantine ku do mbyllet çdo dyqan i Milanos, rrezikoj te jem aq i papergatitur saqe te pres kamionin e kryqit te kuq per te me sjelle buken dhe ujin.
Me rrofte alegria atehere ? /ShkodraWeb Media/