Dy panele diellore kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Raportohet se panelet diellore pësuan defekt teknik dhe kanë shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Paniku ka mbërthyer mjaft qytetarë, të cilët fillimisht e perjetuan si shpërthim i bombulave të gazit.
Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në qendër të qytetit të Elbasanit.