Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër është shpallur gjimnazi me rezultatet më të larta në vend, në maturën 2019 te. Për titullarët e shkollës, kjo renditje është një motivim për ruajtjen e rezultateve edhe përgjatë këtij viti.
Irsa Dermani është nder ish- maturantët ekselent që ky gjimnaz nxori një vit më parë e sot janë studentë në auditoret e degëve dhe universiteteve më të mira në vend e jashtë tij. Irsa vijon studimet në Itali, në degën që dëshiroi, atë të mjekësisë.
Sipas drejtoreshës Bushati, mbi 95% e maturantëve të një viti më parë, tashmë janë studentë, por as renditja dhe as ky fakt nuk i ka kaluar në vetëkënaqësi.
Nga 203 maturantë që gjimnazi “28 nëntori” kishte në vitin që lamë pas, 50 arritën mesatare mbi nëntë, kurse mbi 20 mesatare mbi 9.8!