“Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo k.r.ime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
– Jasin Kala, banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vr.a.sja me paramendim”;
– Arben Frroku , banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vr.a.sja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Ar.m.ëmbajtja pa leje”;
– Durim Keçi., banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Kr.i.me me ar.m.ë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve na.r.kotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kr.i.minale, me qëllim trafikimin e lëndëve n.a.rkotike dhe shfrytëzimin e pr.o.stitucionit”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga OFL për mediat.
Arben Frroku është vëllai i ish- deputetit të Shkodrës Mark Frroku rrjedhimisht edhe “kunati” i moderatores së njohur Rudina Dembacaj.