Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha dhe ish-drejtoresha e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të PPSH-së, qe nderroi jete dje në moshën 99-vjeçare, e papenduar per te shkuaren, percillet sot ne banesen e fundit.
Ceremonia eshte zhvilluar ne Tirane, larg baneses ku jetoi deri sa nderroi jete. Sic duket edhe ne disa foto te shkrepura nga LSA-ja, njerezit i ka pritur djali Iliri dhe ne krah te tij, dukej nusja, Teuta, e veshur me te zeza.
Te pranishem kane qene edhe nipi, Ermali dhe nusja e tij, Rezarta Shkurta, gjithashtu me te zeza, madje edhe me syze te zeza, edhe pse dite shiu.
Nuk kane munguar lulet, e kurorat me lule, madje ne njeren syresh shenimi ngushellues ishte porosi qe nga Amerika. “Ngushellimet tona te perzemerta, nga familja Kujofsa, Boston”, lexohej ne kuroren me lule te bardha.
Ajo, bashkëpunëtorja më e afërt e kreut të regjimit, do të kujtohet gjatë në kujtesën e shqiptarëve si një ndër përgjegjësit kryesor të kr.i.meve të komunizmit, që nuk kërkoi kurrë falje për to. Asnjë pendesë nuk shprehu gruaja e shefit të diktaturës për 59,009 të internuarit e periudhës 1944-1990 dhe për 7022 fatkeq që vd.i.qën në kampet e tmerrshme, për 5.577 burra dhe 450 gra që u dënuan me vd.e.kje dhe për dhjetëra e qindra të tjerë që u vr.a.në në kufi, madje deri në fillimin e viteve ’90.
Pavarësisht se shkroi e botoi dhjetëra libra si askush i moshës së saj, Nexhmije Hoxha në asnjë rast nuk reflektoi, qoftë dhe një grimë, ndaj dramës së tmerrshme që jetuan shqiptarët në regjimin që drejtoi me grusht të hekurt bashkëshorti i saj. Asnjë pendesë nuk mori me vete.