Nderkohe qe ish-kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku vazhdon te jete ne arrati, pa u kapur dot nga policia, drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, u eshte drejtuar komisariateve me nje mesazh te prere per gjetjen e tij.
“Te merren masa nga gjithë Komisariatet per kapjen e tij. Komisariati Vorë te japë lidhjet e tija ne qytetin e Tiranes. Eshte person publik dhe mund te merret informacionet nga strukturat ne varësi. Eshte e turpeshme nese vjen dhe shetit ne Tirane dhe nuk kapet.”, thuhet në mesazhin e Jaupit.
Kujtojme se nje dite me pare doli nje foto, sipas te ciles Kajmaku ishte pare teksa shetiste i lire neper kryeqytet.