Pak minuta pas nisjes së manifestimit, Presidenti Meta ka dalë me një mesazh për qytetarët. Me një shënim në Facebook, ku shpërndan një video, Kreu i Shtetit thotë se do t’i bashkohet pas pak qytetarëve të mbledhur në bulevard, ndërsa shton se “pranvera kuqezi nis sot dhe nuk ndalet deri në vendosjen e sovranitetit”.
“Të dashur motra dhe vëllezër, edhe pak minuta dhe kam nderin e jashtëzakonshëm të bashkohem me të gjithë ju, në këtë pranverë kuqezi, që nis sot dhe nuk ndalet deri në vendosjen e sovranitetit tuaj. Liri Demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa, sot më 2 mars”, tha Meta.