Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se nëse mazhoranca nuk merr parasysh dekretin e firmosur sot para popullit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ndryshimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, do ta firmosë këtë dekret në mes të Parlamentit, pas 15 marsit.
“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vr arë mijëra e mijëra dësh morë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vde kjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të kri mit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo.
Shumë prej jush mund të kenë pasur ndonjëherë vërejtje për tonin tim, por duhet të dini që unë në publik për hir të disa interesave shtetërore, nuk kam treguar as 10% të kri meve që kanë ndodhur kundër sovranitetit tuaj dhe reformës në drejtësi. Prandaj, ju siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj. Tani do iu lutesha shumë, me qetësi dhe drejtësi, tani kam një lutje për të gjithë ju”, tha Meta.