KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Andi Civicin. u ballafaqua të hënën me probleme në justifikimin e pasurisë, ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e përfundoi hetimin administrativ vetëm për këtë kriter.
Trupa gjykuese drejtohej nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine. ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.
Në nisje të relatimit, Sanxhaktari tha se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte konstatuar deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme për gjyqtarin Andi Civici.