Nje i ri, qe ishte shpallur ne kerkim qe ne vitin 2018 eshte arrestuar sot nga policia e Lezhes. Ne pranga eshte vene i riu Martin Stenaj, 24 vjeç, banues në Torovicë. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në prill të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve”, njofton policia.
NJOFTIMI
Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin e goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në fshatin Torovicë, Lezhë, të kapet dhe ndalohet shtetasi:
Martin Stenaj, 24 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në prill të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve”. Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.