Presidenti Ilir Meta ka dale sot ne konference duke sqaruar letren qe ai i ka derguar kreut te Komisionit Evropian pas rekomandimit per celjen e negociatave me BE per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.
“Jo vetëm dje por edhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëhej publike letra që unë i kisha cuar komisionerit për zgjerimin gjoja se ishte kundër integrimit dhe çeljes së negociatave, që e anoncoi spektakolari tao tao dhe sot iu bë jehonë nga e nderura zonja e Bilalit jam i detyruar në raport me qytetarët për tu bërë të qartë letrën që ua ia kisha dërguar jo për ta bërë të ditur publikut, por për të ndihmuar KE për të qenë më i vëmendshëm me një cështje kaq kritike sic është integriteti i Kushtetueses aq më tepër që në formulimin e bërë të krijohej përshtypja sikur problemi ishte krijuar nga interpretimi i ndryshëm që kishte bërë presidenti. Jam shpresëplotë që vendet anëtare do e mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave”, tha Meta.
Presidenti ka reaguar pas deklarates se forte te bere nga Kryeministri, lidhur me letren qe kreu i shtetit ka derguar ne Bruksel. Ka qene zedhenesi i Presidentit ai qe ka njoftuar se kreu i shtetit do te dale ne nje konference per mediat, ne te cilen, sipas tij do te jape pergjigje direkte per kryeministrin.
Reagimi i Rames
Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit..
Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin..
Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh,as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!