Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot godinën e re të shkollës profesionale, Teknologji Informacioni, Elektro-Teknikë “Gjergj Canco” ku aktualisht studiojnë 834 nxënës me laboratorë dhe mjete moderne. Rama ka vizituar të gjitha ambientet ku të rinjtë ushtojnë praktikën dhe sallat ku zhvillojnë leksionet. Në një prej sallave teksa largohet dhe i uron punë të mbarë të rinjve, kryeministri kthehet dhe i pyet djemtë nëse ka vajza që kanë zgjedhur këtë lloj arsimi profesional. Kur ata i thonë jo pikërisht këtu nis edhe batuta e Ramës.
Rama: Puna e mbarë çuna. Ore po goca nuk ka këtu?
Denaj: Jo nuk ka. Djem në të gjithë shkollën.
Rama: Domethënë ju laj thaj njëri tjetrin keni eee?!
Më tek kryeministri Rama i premtoi të rinjve që sapo të nisi puna për rindërtimin kushdo prej tyre që dëshiron ta praktikojë profesionin e tij në terren, do të punësohet dhe paguhet me rrogë të plotë nga kompanitë e ndërtimit.
“Me nxënësit e viteve të treta dhe të katërta të profesionaleve që lidhen me ndërtimin ne do të bëjmë një ftesë dhe kush do të dëshirojë të përfshihet në këtë programin e rindërtimit për të bërë pjesën e kohës së punës gjatë javës në kantieret e rindërtimit, sepse kemi nevojë edhe për punonjës të kualifikuar dhe patjetër që do merrni dhe rrogë të plotë dhe ne do të bëjmë çmos që kompanitë që do të përfshihen me rindërtimin të japin rroga të mira”, tha Rama.