Gjykata ka lënë në burg dy policët që u arrestuan për arratisjen e Ermirjon Nikjes nga paraburgimi në Pukë. Emirjon Nikja ka mundur t’u ikë forcave të policisë në momentin kur po transportohej për në paraburgimin e Shkodrës në datë 9 shtator.
Inspektorët Pajtim Bushi dhe Dode Preka me detyrë trupë shërbimi pranë komisariatit të Pukës u arrestuan menjëherë pas arratisjes së Nikjes.
Sot Bushi dhe Preka dolën para gjykatës për masën e sigurisë, ku gjykata vendosi arrest me burg.
Pajtim Bushi dhe Dode Preka akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Ndërkohë që vijnë kërkimet për arrestimin e Ermirjon Nikjes, që u arratis në datë 9 shtator. 20-vjeçari ishte arrestuar nga policia me akuzën e grabitjes me dhunë. /shqiptarja.com/