Krahas institucioneve të tjera edhe policia është vënë në lëvizje për masat mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit. Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shpërndarë një urdhër për drejtoritë vendore për të mos lejuar grumbullimin e njerëzve jo vetëm në vendet publike por edhe në ambientet e mbyllura.
Vendimi vjen pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sipas të cilit do të ndalohen edhe grumbullimi nëpër lokale dhe diskoteka. Vendimi vjen ndërkohë që në Shqipëria janë regjistruar zyrtarisht 10 persona të prekur nga virusi që shkaktuar qindra vik tima kryesisht në Kinë dhe Itali.