Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të marra, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Eraldo Smaci, 31 vjeç, lindur e banues në Pllanë, Zejmen, Lezhë. Smaci ishte i kërkuar në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”, i zhvilluar në tetor të vitit 2018, ku u godit një grup i strukturuar kri minal në fushën e kr imit ekonomik.
Gjykata e Shkallës së Parë për Kr imet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kr iminal, “Grupi i strukturuar kr iminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kri minale dhe grupi i strukturuar kri minal”