Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër rrugë, më të afërt komunikimi me shqiptarët. Para pak minutave, ai ka shpërndarë një SMS për mijëra shqiptarë njëherësh, lidhur me situatën e krijuar në vend. Ai jep këshilla për higjienën, kufizimin e lëvizjeve, ajrosjen e ambjenteve dhe informacionin e rremë.
“Edi jam! Te lutem laj duart shpesh. Mos leviz nga shtepia per qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga informacioni i rreme. Mos ki frike, po bej shume kujdes. Per cdo shenje merr 127. Te perqafoj nga larg!”, shkruan Rama në mesazhin e tij.
Pak më parë, Rama njoftoi fillimin e katër ditëve pushim për administratën, duke nisur nga e premta deri të martën që vjen.